Über uns | Support ORA! | Nutzungsbedingungen | Kontakt / Impressum | Werben Sie auf ORA!
logo


RACIZMI GREK DHE SERVILIZMI I DIPLOMACISË SHQIPTARE
Geschrieben von: Arben LLALLA   
Mittwoch, den 31. März 2010 um 03:56 Uhr

Ne, mund të falim gjithçka, por nuk mund të falin gojët e liga që poshtërojnë popullin tonë. Atë popull që i ka falur shumë botës dhe në veçanti Greqisë që i sollëm pavarësinë, heronjtë, akademikët dhe kryeministrat. Nuk do të duronim dhe falnim edhe ZOTIN por të poshtëronte vendin, kombin dhe gjakun tonë shqiptar që rrjedh prej pellazgëve të lashtë. Prandaj kënga e ushtarëve grekë e kënduar në paradën Kombëtare përpara presidentit grek Karolos Papulias nuk duhet të kalojë me një falje të thjeshtë. Sepse bëhet fjalë për ofendimet që një ushtri anëtare e NATO-s kërcënonte dhe ofendonte anëtarët e tjerë të NATO-s. Ç’farë besimi dhe sigurie duhet të kenë ushtarët shqiptar kur të jenë në operacione të përbashkëta nën flamurin e NATO-s së bashku me kërcënuesit grek?



Turpi i këtij racizmi ushtarak shtetëror i mbeti popullit grek i cili në ditën e pavarësisë së tij për të cilën kanë kontribuar edhe shqiptarët shajnë zyrtarisht kombin shqiptar përpara z.Karolo Papulias. I cili ka origjinë shqiptare dhe që njihet si politikani grek që gjithnjë ka shkrirë ngrirjet e politikës greko-shqiptare. Problemi nuk është tek një togë ushtarësh, por tek vetëdija e tyre kombëtare të cilat i kanë rrënjët në nënvedije, në mentalitet, në dëshira e pasione. Ato burojnë prej thellësive të historisë së tyre njerëzore dhe etnike për të dalë në sipërfaqe në shoqëri dhe natyrën e tyre qytetare në momente të caktuara.

Por nga buron ky racizëm dhe urrejtje ndaj shqiptarëve dhe fqinjëve?! Po të studiohet gjendja psikologjike dhe ekonomike që po kalojnë grekët do vërejmë se populli grek ka probleme me vetveten e tij. Grekët harrojnë se në gjithë botën ata njihen si njerëz që shesin mish me pite(sufllaqe). Kur mbërritën anijet me emigrantë grek në Amerikë në vitet 1900 ata thirreshin si popull i pistë, zhulsa dhe të zinj nga vendasit amerikanë. Ky imazh i keq për grekët ndryshojë pas shumë vitesh kur në Amerikë. Siç duket poshtërimet që emigrantët grek kanë ndier në vendet ku ata kanë emigruar dhe emigrojnë ende ka ndikuar në formimin e tyre mendor. Për të gjetur pak ngushëllim ndaj poshtërimeve që ua janë bërë dhe u bëhen grekëve në botë ata e shprehin mllefin e tyre raciste tek shqiptarët. Janë të shumta rastet e keqtrajtimeve të shqiptarëve nga ana e policisë dhe ushtrisë greke, rrahje, vrasje, ekzekutime etj. Por përsëri ne shqiptarët kemi duruar, kemi falur për hir të urtësisë dhe fqinjësisë së mirë. Faji i rëndë i tolerancës dhe heshtjes shtetërore bie edhe mbi politikanët, qeveritë dhe në veçanti të diplomacisë shqiptare e cila ka punonjës të dobët, servila dhe nënshtrues.

Për shumë vite që kam jetuar në Greqi kam njohur shumë diplomatë shqiptar që kanë shërbyer atje. Këta diplomatë për mua nuk kanë qenë diplomatë, por servila, të punësuar shtetëror për të vjedhur emigrantët dhe për të përfituar bursa falas për fëmijët e tyre. Ka qenë shtator i vitit 1999 kur një grup ekstremistësh grek vunë bombë në shtëpinë e Konsullit të përgjithshëm shqiptar në Selanik dhe Ministria jonë e Jashtme(ministër i jashtëm ka qenë Paskal Milo) dha urdhër që rasti të izolohet, të mos bëhet publik. Por gazetaria e pavarur nuk njeh servilizëm dhe nënshtrim, ky rast u bë publik nga ana ime dhe Robert Goro në radio BBC në gjuhën shqipe.

Një diplomat shqiptar(1999-2001) në Selanik në vend që të interesohej për hallet e emigrantëve, ai ndiente kënaqësi që dehej me birra nëpër kafenetë e rëndomta. Autoriteti diplomatik shqiptar u nënçmua kur ky diplomat punësoj bashkëshorten e tij pastruese në shtëpinë e një diplomati të huaj në këtë qytet. Historia e diplomatëve shqiptar në Greqi vazhdon me diplomatë që shoqëroheshin privatisht gjithnjë nga njerëz të dyshimtë që njihen si antishqiptar dhe nacionalistë ekstremist grek të cilët në kohën e luftës së Kosovës ishin vënë në anën e serbëve dhe gjuanin me domate dhe vezë Konsullatën dhe flamurin shqiptar. Një diplomatë tjetër i yni në Athinë pasi i mbarojë mandati diplomatik në Greqi kërkoj që ta caktoni në një vend Evropian me qëllimin që të shkollonte fëmijët e tij me bursa të paguara nga shteti shqiptar. Pas shkollimit të fëmijëve të tij në Evropë ai u rikthye në Ministrinë e Jashtme, tashmë i kënaqur sepse qëllimin e përkujdesjes prindërore ndaj fëmijëve të tij e kishte realizuar. Janë disa raste që diplomatët tanë kanë ndier sukses pasi librat e tyre me poezi janë botuar në gjuhën greke dhe për këtë të mirë të grekëve nuk interesoheshin për hallet e emigrantëve. Të mjerët ne emigrantët që nuk na mbeti dyer të shtetit tonë për disa vite për të kërkuar ndihmë në Greqi kur ndesheshin në problemet e shumta.

Por nuk janë vetëm diplomatët tanë që kanë shërbyer në Greqi servila dhe nënçmues të shqiptarëve të tillë ka shumë edhe në vende të tjera ku ka godinë diplomatike Shqipëria. Historitë e shëmtuar të punonjësve të diplomacisë shqiptare nuk kanë të sosur. Gjithnjë ajo ministri më ngjan si një uzinë që prodhon jo më diplomatë, por servila, sahanlëpirës. Kuptohet se ka edhe diplomatë që ne krenohemi që shërbejnë në shumë vende, por sot thamë dy fjalë për ata diplomatë shqiptar që ne i njohim dhe na njohin mirë gjatë viteve kur kemi jetuar në Greqi.

 

Marre nga zemrashqiptare.net

 

 

 

Kommentare 

 
#1 Edi 2010-03-31 07:31 Betrachtet man die Beziehung Kosovas zu Serbien, speziell allerm Albaner zu Serbien ist diese gleich zu stellen mit Griechenland ! So Schmarotzer einige Griechen welche sich durch die EU füttern lassen. Zitieren
 
 
#2 SHQIPERIA E BASHKUAR 2010-04-05 14:01 griechenland ist unser Freund und nachbar. Es muss uns anerkennen und respektieren und das tut es auch Langsam, auch wenn es schneller gehen müsste! serbien ist unser feind sonst keiner. Wir albaner müssen uns erst selber anerkennen und für denn staat erwas tun, nicht durch korruption das land verbluten lassen Zitieren
 
 
#3 Edi 2010-04-10 12:52 ..ja Griechenland ist unser Freund und Nachbar, genau und deswegen weil es so ein doller Kumpel und Nachbar ist erkennt es den Kosovo genauso wenig an wie Serbien das tut !!! Zitieren
 
 
#4 Dukagjini 2010-04-10 16:18 Grichenland sind genau so slawen wie serben und auch genau so große feinde von uns. Wie geht es den Albanern dort ....sie werden wie dreck behandelt es interessiert keinen Grichischen Politiker wie es der Albanischen Bevölkerung da geh!. Zitieren
 

Kommentar schreiben

Ora-Online ist nicht dazu verpflichtet, Ihre Kommentare zu veröffentlichen. Insbesondere rassistische, beleidigende oder sonstige abstössige Kommentare werden nicht veröffentlicht. Ora-Online übernimmt keinerlei Verwantwortung für den Inhalt der Kommentare.
Als registrierter Benutzer ist die Länge Ihres Kommentares nicht mehr eingeschränkt.
Über nachfolgenden Link, können Sie sich anmelden:

Registrieren

Bild
Albanien - Mit offenen Augen durch die Welt!
Albanien - Mit offenen Augen durch die Welt! Der komplette Reisebegleiter für Individualisten...
Weiterlesen...
Bild
KOSOVO - eine Fotoreise
Von Susanne Dell - Dieses Buch stellt Kosovo als Reiseland vor - allen Vorurteilen zum Trotz....
Weiterlesen...
News image

Albanien: Platz 1 im Urlaubs-Check

Albanien gewann mit Saranda - der kleinen aber feinen Stadt am Strand mit kristallklarem Wasser - den ersten Platz im Urlaubs-Check der zwei deutschen U... mehr...

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

Neuste Kommentare

Copyright © 2010 by ora-online.ch.